Autoritet italiane kanë arrestuar një 50-vjeçar shqiptare pasi akuzohet se ka keqtrajtuar dhe dhunuar seksualisht prej 17 vitesh gruan e tij.
46-vjeçarja marsin e kaluar kishte denoncuar rastin dhe ku u mor vendimi për arrest shtëpi për 50-vjeçarin.
Ajo ishte shprehur se kishte qenë viktimë e abuzimit për të paktën 17 vjet, veçanërisht pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në vitin 2006, kur burri i saj, tashmë i papunë dhe i mbështetur nga gruaja e tij, filloi të dehej dhe të shfrynte frustrimin e tij mbi të.
Sipas 46-vjeçares keqtrajtimet ishin nga rrahje dhe kërcënime me vdekje e deri edhe në kryerje të marrëdhënieve seksuale kundër dëshirës së saj.
Pas denoncimit, 46-vjeçarja është larguar nga shtëpia me djalin e saj të mitur dhe ka shkuar për të jetuar tek disa të afërm.