-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceremonia në Mal të Zi, diplomati evropian: Hapi i parë i Serbisë në zbatimin e artikullit 4

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e betimit të presidentit të ri Të Malit të Zi, Jakov Millatoviq ku morën pjesë personalitete të vendeve fqinje, ndër të cilët të pranishëm ishin presidenti Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendje ka qenë pozicionimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter shkroi citimin e një diplomat evropian, pa ia zbuluar emrin në lidhje me takimin Osmani-Vuçiç.

Sipas Velës diplomati europian është shprehur se kjo përbën hapin e parë për Serbinë në respektimin e artikullit 4 të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një diplomat i BE-së vuri në dukje me cinizëm se pjesëmarrja e Vuçiqit së bashku me Presidenten Osmani në inaugurimin e Presidentit të ri të Malit të Zi përfaqëson hapin e parë të Serbisë në zbatimin e artikullit 4 të marrëveshjes me Kosovën për përfaqësim të veçantë në arenën ndërkombëtare. Mbase ai ka të drejtë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Neni 4 i marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë thotë:

“Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit