-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa kushton 1 kg kokainë në Tiranë?

Kryesoret

Një kg kokainë në Tiranë kushton 30 mijë euro. Në orët e para të ditës së sotme u arrestuan pesë persona në Tiranë. U sekuestruan 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare në kuadër të operacionit të koduar “Kodra e Diellit 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Të arrestuarit janë;

  1. Donald Muhamuçi 31 vjeç
  2. Ermal Lamaj 39 vjeç
  3. Kostaq Murtaj 29 vjeç
  4. Olsi Mylka 34 vjeç
  5. Shemsi Proda 30 vjeç

Por si u kapën?

Sipas policisëë në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet kanë lokalizuar personat e lartpërmendur dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Zbrit nga makina”! Kapen “kokat” me kokainë në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit