Ditën e sotme është shkarkuar nga puna kreu i IKMT-së së Vlorës, Simbol Pazaj. Ende nuk dihet arsyeja zyrtare e shkarkimit të tij.
Pak ditë më parë ky institucion ishte në qendër të vëmendjes për shkak të aksionit që nisi në Himarë menjëherë pas zgjedhjeve.
Ndërsa pronari i hotelit që tentuan të shembnin ka hedhur akuza se ky veprim kishte lidhje me shkaqe politike pasi kishte qenë komisioner i Fredi Belerit në fitoren e tij në Himarë.