-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zani Çaushi nuk dorëzohet, “i forti” i Vlorës kërkon lirinë për të disatën herë

Kryesoret

Zani (Myrtez) Çaushi, ish kreu i bandës së ‘Çoles’ në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë nuk dorëzohet së kërkuari lirinë. Pas refuzimit të kërkesës së një viti më parë, Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për u  liruar nga burgu në Gjykatën e Korçës.

Ai ka kërkuar liri me kusht ndërkohë që, çështja pritet të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Korçës. Çaushi argumenton në kërkesën e tij se është rehabilituar, argumentim të cilin gjykata ia refuzoi një vit më parë.

Në vendimin e datës 9 prill 2021, Gjykata tha se ai nuk është rehabilituar ende dhe paraqet rrezik për shoqërinë nëse lirohet. I forti i ’97 qëndron prej vitesh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ndërsa nga drejtësia shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm.

Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon lirinë me kusht

Edhe më herët ai ka listuar në kërkesën e tij, se ka vuajtur 35 vite brenda qelisë (kohë kjo e përllogaritur bashkë me paraburgimin) dhe fiton të drejtën që të apelojë vendimin. Sipas tij, gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg ka shfaqur sjellje të mirë dhe tashmë dëshiron që të dalë jashtë për t’u kujdesur për fëmijët e tij.

Mirëpo pretendimet e tij u hodhën poshtë nga Prokuroria e Korçës, e cila në seancën e sotme pretendoi se “i forti i Vlorës” është dënuar mbi 3 herë sepse ka tentuar që të fusë në burg sende të ndaluara, gjë që tregon se nuk është rehabilituar. Pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka vijuar të kryejë vepra penale.

Ai u arrestua pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997, por u lirua një vit më pas, për mungesë provash. Më pas, në 3 shtator 1999, policia e shteti prangosi sërish Zani Caushin. Pas një sërë seancash gjyqësore, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit