Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një tjetër familje shqiptare në Itali ku pas një debati mes çiftit është plagosur një 42-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku bashkëshorti ka plagosur 3 herë me thikë bashkëshorten në gjoks.
Gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi nga plagët e marra ka pësuar dëmtim në mushkëri.
Burri 54-vjeçar është arrestuar pas ngjarjes dhe ndodhet në paraburgim teksa autoritetet italiane kryejnë hetimet.