-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me vrap dhe me një qese në dorë, policia në kërkim të autorit të vrasjes në Kavajë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçari, Arjan Gosa pas të shtënave në një lokal në qytet.

Viktima ndodhej me të atin teksa po pinin kafe në një lokal në pjesën e jashtme. Në një moment është afruar një person i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë. Plumb ishte fatal për 48-vjeçarin pasi e goditi në kokë dhe e la të vdekur në vend.

Erdhi, qëlloi dhe iku në këmbë! Hap pas hapi, si ndodhi vrasja?

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk dihet nëse ka vepruar i vetëm apo me persona të tjerë pasi në momentin e ngjarjes ai ka qenë vetëm.

Ndërkohë është raportuar se ai është parë në lagjen nr.1, duke u larguar me vrap me një qese me dorë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe kudo, ndërkohë që efektivët po kryejnë krehjen e zonës.

U vra në sy të të atit, ngjarja dyshohet për motive hakmarrjeje

Po ashtu po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët në vendngjarje apo dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin.

Janë kryer edhe kërkime në disa banesa, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë që çon në identifikimin e autorit.

Tronditet Kavaja, vjen njoftimi i parë i policisë për vrasjen

Policia paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshon se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Viktimës pak muaj më parë i ka ndërruar jetë edhe i vëllai pas një konflikti me Altin Rexhën.

FOTO/ U vra me plumb kokës, ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Kavajë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit