-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Kavaja, vjen njoftimi i parë i policisë për vrasjen

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçrari Arjan Gosa.

Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal. Sipas informacioneve të fundit viktima po pinte kafe me të atin kur një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë në lidhje me rastin ka reaguar edhe policia. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Kafja e fundit me të atin, si u vra 48-vjeçari në lokal në Kavajë?

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

FOTO/ U vra me plumb kokës, ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Kavajë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit