Kryetari në detyrë i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia brenda pak javësh duhet që të dorëzojë çelësat te Benet Beci. Por mes 14 Majit që mori humbjen dhe ditës së fundit të largimit ka ende kohë. Sot Spahia që e drejtoi bashkinë për më shumë se një vit ka hapur një tender gati 1 miliard lekë, 97,260,885.00 Lekë për pastrimin e qytetit.
Konkretisht pastrimin e zonës perëndimore. Afati i marrëveshjes me fituesin që do të shpallet do të jetë 36 muaj. Oferta u hap sot dhe mbyllet me 22 qershor për t’u shpallur më pas fituesi. Nuk dihet se kush administratë do ta shpallë, por ama dihet se kushtet e tenderit i ka vendosur administrata e Spahisë, që tenderin e ka firmosur me dorën e zv/ kryetarit Tonin Dedaj.
Në muajin mars zonën qendrore të pastrimit të qytetit Bardh Spahia ia dha tenderin “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”sh.p.k, kompanisë së nipit të ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, që Sali Berisha e akuzonte dikur për hajdut të fondeve publike. Pritet për t’u parë se cili do të fituesi i radhës. Bashkia e Shkodrës ka qenë në shënjestër të kryeministrit për pastrimin.
Leku s’ka ngjyrë! Spahia i jep armikut socialist të Berishës tender 430 milionë