-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fredi Beleri në gjyq: Dua drejtësi

Kryesoret

Kërkoj vetëm drejtësi”! Kjo ka qenë fjalia e vetme që Fredi Beleri ka thënë përpara gjykatës së Posaçme, e cila ka refuzuar kërkesën e tij duke pranuar provat e paraqitura nga SPAK-u duke e lënë në burg pa afat.

Fredi Beleri është arrestuar për blerje të votave për zgjedhjet e 14 Majit. Gjithashtu masën e arrestit me burg gjykata e ka dhënë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, i cili ndodhet në spital. Avokati i Belerit tha se nesër do të bëjnë apelimin e vendimit.

Ne patëm pretendimet tona, vetë Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të.

Nesër do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Apel. Ne ato që kemi deklaruar dhe që ka deklaruar edhe shtypi, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet vendosur masë sigurimi.

Më absurde është që Kokaveshi që ndodhet në spital, edhe mund të ishte ndryshuar masa, sepse ka bërë transplant të zemrës. Ne dorëzuam prova shëndetësore. Nuk u paraqit asnjë provë e re. Fredi nuk e ka takuar asnjëherë të infiltruarin.

Në dosje nuk gjendet asnjë listë me emrash. Lekët? Atë personin ta pyesin se ku i ka gjetur. I arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë. Për mandatin pyesni kryeministrin kur të dalë, sepse ne kemi punë me burgun” tha avokati i Belerit.

Gjykata e Posaçme vendos burg pa afat për Fredi Belerin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit