-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Altin Dumani: Kam ushtruar detyrën gjithmonë i pavarur, pa dhënë mundësi për ndërhyrje politike

Kryesoret

Altin Dumani, kryeprokurori i deritanishëm i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka folur për periudhën e tij të drejtimit të kësaj strukture pas largimit nga detyra, duke theksuar pavarësinë e tij në çdo vendim dhe hetim të kryer.

Gjatë një fjalimi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ai ka nënvizuar se presionet politike nuk kanë pasur asnjë ndikim në punën e SPAK, dhe ka komentuar mbi sfidat që ka përballuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të ndryshme të shtetit.

“Ka qenë një nder për mua të drejtoj këtë institucion në këto tre vjet të vështira, shumë intensive dhe të vrullshme. Kam ushtruar detyrën gjithmonë i pavarur, dhe kam refuzuar çdo ndikim të jashtëm. Nuk i kam dhënë mundësinë askujt të ndërhyjë në punën time. Kam respektuar gjithmonë bindjen time të brendshme dhe jam përpjekur të qëndroj besnik ligjit dhe provave. Korrupsioni është një plagë që preku shumë institucione, dhe në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë, përfshirë policë dhe gjyqtarë, të përfshirë në grupe kriminale. Për këtë, na është dashur të vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë,” ka thënë Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit