Publikohet një foto e atentatorit të dyshuar vetëm rreth 30 minuta përpara se të kryente ekzekutimin me një plumb në kokës të Arian Gosës.
Viktima ishte ulur me babanë e tij në një kafe kur u qëllua për vdekje nga autori. Ai dyshohet se është Habib Rexha 31 vjeç, i cili pasi kreu krimin është larguar në drejtim të paditur. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij.
Arian Gosa që u ekzekutua ditën e djeshme është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën. Vëllai i këtij të fundit dyshohet si autori i ekzekutimit të djeshëm.
10 mijë Euro për kokën e killerit që vrau djalin në sy të të atit duke pirë kafe