-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Open Balkan? Escobar: S’ka arsye të kundërshtohet

Kryesoret

Gjatë një interviste të dhënë për mediat malazeze, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se për sa kohë nisma e “Ballkanit të Hapur” ka si synim afrimin e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën, nuk sheh asnjë arsye për ta kundërshtuar.

“Për sa kohë që Ballkani i Hapur është plotësisht i lidhur me procesin e Berlinit, nuk shoh asnjë arsye për ta kundërshtuar dhe mbështetur atë. Përderisa qëndrojnë për të njëjtat gjëra, nuk ka arsye për të mos i mbështetur.

Dhe nëse dy, tre, katër ose pesë vende vendosin individualisht të shkojnë drejt disa prej atyre prioriteteve, pse duhet t’i ndalojmë ata nëse duan të përgatiten paraprakisht?”

Ai tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës paraqet një zhvillim historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por theksoi se marrëveshja e arritur tashmë duhet të zbatohet.

“U desh shumë guxim politik si nga presidenti Vuçiç ashtu edhe nga kryeministri Kurti për të arritur atë marrëveshje.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian tha se marrëveshja është ligjore dhe ligjërisht e detyrueshme. Dhe të dy liderët e konfirmuan atë. Tani çështja është se si të zbatohet plotësisht”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit