-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“300 Euro i ke ti, atyre jepu 50-çen”! Fredi Beleri del sot para SPAK-ut

Kryesoret

Fredi Beleri, kandidati fitues i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 Majit sot do të dalë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Beleri do të përballet me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Bashkë me të para gjykatës do të dalë edhe Pandeli Kokaveshi.

SPAK pritet që të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të hetuarit, një kërkesë që do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.

“300 Euro i ke ti, atyre jepu 50-çen”! Dalin përgjimet e arrestimit të Fredi Belerit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit