-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Tiranë për vdekjen e të riut brenda qelisë

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës po heton rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili u ndje keq në ambientet e paraburgimit ku ishte dërguar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

Më pas u dërgua në spitalin e burgut në gjendje kome dhe të shtunën ndërroi jetë. Familja e Rustemit pretendon se i riu u dhunua në burg. Sot pasdite do të protestojnë në 15:30 te Ministria e Drejtësisë.

Dyshimet janë se Rustemit i është dhënë një dozë më e lartë metadoni sesa i duhej, pasi i riu dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Kjo nuk është herë e parë që persona të shoqëruar ose vdesin në duart e policisë ose në komisariate dhe burgje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit