Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Serbi ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 para një restoranti në Maksima Gorki. Policia është në kërkim intensiv për autorin.
Një i ri ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa një i plagosur aksidentalisht nga një plumb endacak, sipas dëshmitarëve okularë.
Shtrirja nga parku Cuburski deri në tregun Kalenic është mbyllur për qarkullim.
Ngjarja ka ndodhur pas një periudhë të vështirë për Serbinë pasi në vend kanë ndodhur masakra ku kanë mbetur të vdekur disa të rinj.