Një 26-vjeçar ka rënë nga pallati ku po punonte pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Hidri” në një pallat në ndërtim e sipër.
Dyshohet se E. H. 26 vjeç aksidentalisht ka rënë nga lartësia teksa po punonte.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.