Jozefina Topalli u shpreh përpara mbledhjes së Kryesisë se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit. E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorëheqjen në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.
“E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit” tha ajo. A duhet të ketë dorëheqje? “Në zgjedhjet politike po” deklaroi Topalli.