Laert Haxhiu, një nga të shumëkërkuarit e Policisë Shqiptare, është arrestuar në qytetin e Janinës në Greqi. 32-vjeçari është i dënuar në vendin tonë me 18 vjet burgim. Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se arrestimi i Laert Haxhiut është bërë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Ai u vu në pranga gjatë operacionit “Eksponenti” pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. 32-vjeçari Haxhiu nga Lushnja u kap në Janinë me leje qëndrimi greke të falsifikuar me identitetin Mikis Askalidis 32 vjeç lindur në Gjeorgji.
Manovra dhe arratisja/ Si shpëtoi kaq vite nga prangat hasmi i Aldo Bares?
Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burgim nga gjykata në vitin 2017 për masakrën e Lushnjes ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Ai akuzohet për veprat penale vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Laert Haxhiu njihet si rival i bandës së Aldo Bares.
Arrestohet në Greqi autori i masakrës së Lushnjës Laert Haxhiu