-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat për Zvërnecin shtrihen në disa qytete, qytetarët dalin në Elbasan, Kukës dhe Korçë

Kryesoret

Valës së protestave kundër projektit në Zvërnec i janë bashkuar këtë të premte edhe qytetarë në Elbasan, Kukës dhe Korçë.

Tubimet janë zhvilluar paralelisht në disa qytete të vendit, ku pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin ndaj projektit dhe çështjeve të tjera që lidhen me pronat dhe mjedisin.

Në Kukës, protestuesit kanë ngritur shqetësime edhe për Paketën e Maleve dhe tokat e përmbytura nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës, ndërsa në Korçë qindra qytetarë u mblodhën në zonën këmbësore të qytetit.

Protestuesit atje mbajtën edhe një minutë heshtje në nderim të efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën një ditë më parë.

Ndërkohë, protesta ka vijuar edhe në Elbasan, ku qytetarët iu bashkuan thirrjeve të ardhura nga lëvizja protestuese që ka nisur kundër projektit në Zvërnec.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit