Pasi fitoi 54 bashki në zgjedhjet lokale kreu i PS-së Edi Rama ka shkuar në disa prej qyteteve të Shqipërisë për të falënderuar qytetarët.
Ditën e sotme ishte në Lezhë ku kërkoi nga kryebashkiakët të punojnë për qytetarët pa pasur dallim politik.
“Të zgjedhurit duhet të kuptojnë se njerëzit kanë një pritshmëri shumë të lartë. Ka të mirat e vjetra, se të jep vota, por ka hallin nga mbrapa, sepse duhet të shlyhet me rezultate që u përkasin pritshmërive. Duhet njerzillëku i kryetarëve, nënkryetarëve, këshilltarëve dhe të gjithë atyre që janë në kontakt me qytetarin”, u shpreh Rama.
Kemi shumë besim te potenciali i madh i kësaj zone. Nëse ne duam sukses duhet ti shtrijmë përtej kufijve administrativë, krahët e ambicies sonë. Duam ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan në 2030”, tha ai.
Kurbini të jetë një destinacion turistik fetar, është sot, por problemi është sa përfiton Kurbini dhe Lezha nga pikëpamja ekonomikë nga të gjithë ato ditët e pelegrinazhit, Përfiton pak për të mos thënë aspak, sepse nuk e ka mundësinë që ata njerëz t’i mbajë aty”, u shpreh kryeministri.