Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga efektivët e policisë në Greqi. Ai u konsiderua i dyshuar nga policia që e pikasi në orën 19.00 të së martës dhe kërkonte ta kontrollonte.
Gjatë kontrollit të kryer në rrugën “Ifigenias”, në Kallithea, iu gjet një pistoletë “Makarov” 9 mm gati për qitje dhe 28 fishekë.
Njëkohësisht ka pasur dy karikatorë të plotë me 16 fishekë dhe në një valixhe janë gjetur 12 fishekë të tjerë.
Në total iu gjetën 56 fishekë. Shqiptari, sipas mediave greke nuk ka dhënë detaje se për ku ishte nisur.