-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA blindon qiellin e Greqisë me “bishat” e reja

Kryesoret

Rivaliteti Athinë-Ankara është ulur që pas tërmetit të fundit tragjik në Turqi. Megjithatë plagët e vjetra nuk janë zgjidhur ende.

Pas avionëve që mori nga Franca që përkthehet në aleancë të fortë diplomatike, Greqia po bëhet gati të finalizojë marrëveshjen me SHBA-në. Mediat greke shkruajnë se Departamenti i Shtetit do t’i shesë Greqisë avionë “F35”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit shpjegoi se ai nuk mund të komentonte mbi procesin pasi Kongresi ende nuk ishte informuar zyrtarisht.

“Vendet tona avancojnë synimet tona të përbashkëta për paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor, Ballkanin Perëndimor, rajonin e Detit të Zi dhe më gjerë.

Marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Greqi është më e fortë se kurrë. Bashkëpunimi ynë forcon NATO-n dhe e bën rajonin më të sigurt” shkruajnë mediat greke duke cituar DASH-in.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit