-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia dhunoi një transgjinor, reagime të shumta në Itali

Kryesoret

Një video është bërë virale në mediat sociale pasi paraqet momentin kur një grua transgjinore dhunohet nga oficerët e policisë pranë Universitetit Bocconi të Milanos.

Videoja, e filmuar nga një amator me celular nga dritarja e një ndërtese fqinje, është bërë virale në rrjetet sociale  dhe tregon qartë katër oficerë të policisë lokale të Milanos  duke e goditur disa herë në kokë dhe në brinjë.

Siç raporton shtypi italian, informacionet e para bëjnë me dije se gruaja është një transgjinore 41-vjeçare nga Brazili.

41-vjeçari është shoqëruar në makinën e patrullës dhe më pas ka tentuar të arratiset teksa ka goditur me shkelma dy punonjës policie.

Zemërimi ka mbizotëruar në rrjetet sociale për shkak të dhunës së ushtruar nga autoritetet policore, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Ndonëse gruaja u padit se i rezistoi agjencisë së policisë, ngjarja shkaktoi reagime të ashpra.

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala ka folur për një rast të rëndë që do të ngrihet në seancën plenare të Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit