Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në Tiranë ku janë përplasur 4 makina.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:05 në Rrugën e Elbasanit përballë një lokali.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.