-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Felaj i pret fjalën Berishës: Lironi foltoren tani…

Kryesoret

Sali Berisha në seancën e sotme të Kuvendit foli për herë të parë për zgjedhjet e 14 Majit. Ashtu sikur ka bërë ditët e fundit, ish-kryeministri akuzoi se qeveria Rama i manipuloi zgjedhjet.

Së pari, jam këtu në emër të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilëve me mekanizmat më kriminale, të hapura dhe nën dorë, iu konfiskua vota dhe vullneti i tyre i lirë. Farsa elektorale 2023, do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë, pas rënies së Perdes së Hekurt.

Në këtë farsë, e cila pati si fitimtar narkoshtetin dhe kartelet e drogës, narkoqeveria e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite, përdori zarfin elektoral me 50 mijë lekë për çdo 670 mijë pensionistë, sikundër shpalli dhe realizoi rritje rrogash në mes të fushatës elektorale, me qëllimin e vetëm, blerjen e votës.

Në këtë fushatë elektorale, për të gjithë ata të cilët thonë se rezultati ishte i thellë dhe bëjnë avokatinë e megakrimit elektoral, u them vetëm kaq, partia e blerjes së votës, aleati kryesor i kësaj partie, Tom Doshi rriti mbështetjen e saj me zarfat nën dorë 240 përqind.

Sigurisht, Tom Doshi nuk ka as një të qindtën e pasurisë që administron Edi Rama, as një të mijtën e mekanizmit që disponon Edi Rama.

Në rast se Tom Doshi rriti me 240 përqind blerjet, po Edi Rama me sa përqind e rriti? Duke shpërndarë 33 milionë euro ditën për drekë te 670 mijë pensionistë” tha ai.

Por në mbarim të kohës, drejtuesja e seancës Ermonela Felaj nuk pranoi që ta lejonte që të vazhdonte më duke i prerë fjalën. “Zoti Berisha nuk do të bllokojmë asnjë seancë. Lironi foltoren që të mundësojmë fjalën e deputetëve të tjerë” tha ajo. Më pas Berisha u ul.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit