-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Tregu i kapur, çmimet nuk po bien

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ngriti sot një problem nga foltorja e Kuvendit. Rritjen e çmimeve. Deputeti socialist u shpreh se çmimet e rritura janë problemi më i madh që kanë sot shqiptarët.

“Kemi para një sfidë të madhe, çmimet. Ato janë problemi më i madh që kemi tani. Çmimet e larta që nuk ndryshojnë janë për shkak të një tregu të kapur dhe aspak konkurrues. Inflacioni i importuar po bie, çmimi jo. Duhet të bëjmë që tregjet të funksionojnë.

Çmimet të shkojnë atje ku ekonomia po i çon përmes inflacionit në rënie. Kjo që po ndodh me çmimet është përtej ekonomisë sepse po të ishte ndryshe gjithçka do funksiononte në zbritje, veçanërisht të produkteve të importuara që çmimet e të cilave në tregjet ndërkombëtare po vijnë duke rënë.

Konkurrueshmëria sjell çmime më të ulta. Nëse do vazhdojmë të ushqejmë ekonominë me çmime të larta, edhe politika e sotme do të dështojë”, tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit