-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Kuvend: Po rrisim pagat, 14 Maji braktisi opozitën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në parlament pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Të rinjtë dhe të gjitha moshat, tha Rama, braktisën opozitën dhe jo qeverinë, që sipas tij është mbështetur më shumë se kurrë.

Jam shumë i impresionuar nga kurajo e parafolësve për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. në emër të shqiptarëve flasin ata që shqiptarët i mandatojnë për të folur, por kur shqiptarët sapo kanë folur.

Nuk është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa kanë tronditur një pjesë të tyre që fatkeqësisht janë ata që nuk duan të dëgjojnë, është shumë komike. Shqiptarët nuk na kanë braktisur të gjithëve ne, por një pjesë.

Sa i përket pjesës që përfaqësoj, shqiptarët na kanë mbështetur më shumë se kurrë më parë. Përsa na takon, ne do ta vazhdojmë vetëm përpra” tha ai.

Më pas kryeministri u ndal te pagat. “Sot jam shumë i lehtësuar pasi vijmë për të kaluar një projekt që kemi dashur ta kalojmë shumë vite më parë, rritjen e pagave. Në harkun e këtij viti që vjen, në prillin e ardhshëm shkon 900 Euro paga mesatare. Edhe të tjerat do të rriten në raport me këtë” tha Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit