-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Paga e mësuesit rritet me 27 mijë lekë kurse e deputetit 1.6 milionë brenda ditës

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton për rritjen e pagave për administratën, qeverinë dhe deputetët. Deputeti i PD-së, Dash Sula e cilësoi të turpshëm faktin që rroga e një mësuesi po rritet me 27 mijë lekë dhe e një infermieri me 26 mijë lekë, ndërsa e ligjvënësit 1.6 milionë lekë brenda ditës.

“Pagën e një mësuesi e keni rritur 27 mijë lekë, një infermieri 26 mijë lekë. Të mos shkojmë te pensionistët që shtesa nuk i kalon 5 mijë lekë në muaj. Po shkoj tani te deputetët dhe ministrat. Ka këtu edhe deputetë që meritojnë mbi 3.1 milionë që rritet paga.

Por ka edhe nga ata që mbajnë familjen me këtë rrogë, apo nëse i pyet nuk e dinë. Por çfarë kemi bërë ne që na rritet rroga 1.6 milionë lekë, pa futur dietat? E kemi bërë këtë vend më të jetueshëm? Jo. A kemi ditur të bëjmë njëherë zgjedhje të lira? Jo.

Dhe çfarë bëjmë, 10 ditë pas zgjedhjeve dyfishojmë rrogat. Turp më të madh nuk ka. Që të jemi të qartë 1.2 milionë që merr deputeti nuk mjafton, por që ta rrisim në 1.6 milionë lekë brenda ditës, kjo është e turpshme” tha Sula.

Në fund, kishte një premtim. “Kam marrë vendimin që shtesa e pagës që unë përfitoj nga rritja, deri në fund të mandatit do të shkojë për shoqatën e jetimëve të qytetit të Peqinit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit