Policia ka arrestuar Renato Begon, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier, pasi është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Bego u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.