-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pistoleta 200 euro”! Flet Habibi i Kavajës: Kjo është e vërteta përse e qëllova Gosën

Kryesoret

Dy ditë pas arrestimit, Habib Rexha ka dhënë dëshminë e plotë përpara grupit hetimor lidhur me vrasjen e Arjan Gosës në Kavajë, teksa ishte duke pirë kafe me të atin. Rexha tha se Gosa e kishte kërcënuar dy herë se do ta zhdukte bashkë me familjen dhe për këtë arsye bleu pistoletën dhe e ekzekutoi.

“Arian Gosën e kisha ndeshur dy herë përpara ngjarjes në qytetin e Kavajës teksa ndihmoja vëllain tim në biznesin që kishte. Sa herë më ka parë më është drejtuar duke më thënë se do të më zhduk mua dhe familjen time.

I ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e vëllait tim të ndjerë, Altin Rexha, kam shkuar në Kukës në kufi dhe kam marrë kontakt me një Kosovar, të cilit i kam kërkuar të më gjejë një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë TT që ia kam blerë për 200 Euro.

Më datë 21 Maj pasi kam ndenjur tek puna e vëllait deri në orën 16:00- 17:00 kam marrë makinën Tuareg, dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete dhe e kisha të mbushur. Sapo kam hipur tek shkallët e lokalit kam vënë re Arian Gosën të shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja.

Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar. Më pas ika me vrap dhe mora makinën të cilën e kisha lënë rreth 200-300 metra larg” tha Rexha. Konflikti mes dy familjeve lindi në mars, ku u vranë Edmond Gosa, vëllai viktimës dhe Altin Rexha i njohur edhe me emrin Sali, vëllai autorit, Habib Rexha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit