-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia shkon në selinë e “Lëvizjes Bashkë”, aktivistja: Kërkuan edhe Arlind Qorin

Kryesoret

Policia ka shkuar në selinë e Lëvizjes Bashkë të drejtuar nga Arlind Qori për t’i marrë në pyetje disa prej aktivistë të cilët protestuan ditën e sotme përpara Kuvendit.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë protestuar kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat.

Në një komunikim për mediat aktivistja e Lëvizjes Bashk, Mirela Ruko tha se policia kishte kërkuar në komisariat edhe kryetarin e “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qorin.

“Kanë kërkuar 8 aktivistë përfshirë këtu edhe kryetarin e Lëvizjes Bashkë. Policia na la afat deri në orën 18:00 për t’u paraqitur.

Nëse nuk paraqiten, thanë se do ti shoqërojnë me forcë. Kjo është hera e parë që thonë se do vinë dhe do marrin me forcë. Ne ushtruam të drejtën tonë. “, tha për mediat një aktiviste. 

Ndërkohë kujtojmë që Ruko e cila garoi për këshillin bashkiak nën logon e “Lëvizjes Bashkë”, arriti të sigurojë një vend në këshill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit