Seanca e sotme e Kuvendit ishte e tensionuar. Nuk kishte vetëm akuza mes deputetëve, por edhe ofendime dhe një gjuhë të padenjë për tempullin e demokracisë.
Mes debateve zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë lënë nervat, duke sharë live.Teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen, Felaj për një çast harroi se kishte hapur mikrofonin dhe tha; ‘vari lesht!’.
Fjalët u dëgjuan, pasi Felaj teksa po fliste me sekretaren e kishte lënë mikrofonin hapur.