Sot në ditën e 26 të protestës qindra qytetarë janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë edhe fjalimet antiqeveritare.
“Sot protestoj në mbështetje të rinisë, të largohet Edi Rama dhe Sali Berisha. Për arsye se ata e kanë dhunuar vendin ekonomikisht, kanë 35 vjet që na gllabërojnë.
Kam qenë punonjës miniere, tani kam arritur te pensioni. Kjo (Belinda Balluku) ka vjedhur paratë tona, nën hyqmin e Edi Ramës.
Ndaj ne kërkojmë dorëheqjen e Ramës pa negociim, dorëheqjen e Berishës pa negociim. Ata janë të njësoj, kështu që rinia u pa edhe mbrëmë në gjithë atë rrebesh që është e vendosur për t’i shkuar deri në fund. Kush vjen në protestë, të vijë me bindje të plotë: Rama në burg, Berisha në burg”, shprehet qytetari.










