Pa kaluar dy javë nga dita e zgjedhjeve të 14 Majit që arriti një fitore të thellë, Edi Rama paralajmëroi sot rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan se vendimi erdhi pasi kaloi lumin e zgjedhjeve.
“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës” shkruan Tabaku.
Zgjedhjet mbaruan! Rama: Tani do të rihapim diskutimin për fashën e energjisë