Ditën e sotme kreu i SPAK-ut, Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni. Ndër të tjera, Dumani tha se ka sekuestruar 3 milionë euro pasuri dhe ka dënuar zyrtarë të lartë.
Ai tha se SPAK ka nevojë edhe për 3 prokurorë, ndërsa administratës i mungojnë 27 punonjës. Ndalur te krimi i organizuar, Dumani tha se “ka një rritje të sofistikimit të organizatave kriminale dhe lidhje direkte me grupet e kokainës në Amerikën Latine” tha ai.
Më tej, Dumani tha se kriminelët janë fshehur në Dubai. “Në Dubai qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa arresti me burg për të cilët Emiratet Arabe nuk po japin miratimin për ekstradimin në mungesë të një marrëveshje” tha ai.