Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol mbrëmë në zonën e Freskut, ku thuhet se shënjestër ishte një fasoneri.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Fadil Deliu’.
EMRI/ Shpërthimi i tritolit në Fresk, zbulohet identiteti i pronarit italian të fasonerisë
Nga ky shpërthim, është dëmtuar një makinë që ishte parkuar afër pallatit ku ndodhi shpërthimi, xhamat e objektit.
Ndërkohë, nga zhurma e fuqishme banorët janë alarmuar të gjithë duke dalë nga banesat e tyre. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.
Video/ Shpërthimi i tritolit në Fresk, pamje nga vendi i ngjarjes
Policia njofton se fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido, ndërsa nga shpërthim është dëmtuar vetëm dera e jashtme e hekurit dhe janë thyer disa xhama.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian Roberto Bingaido, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.