-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’ka ngelur pas nga shpërthimi me tritol te fasoneria në Fresk?

Kryesoret

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol mbrëmë në zonën e Freskut, ku thuhet se shënjestër ishte një fasoneri.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Fadil Deliu’.

EMRI/ Shpërthimi i tritolit në Fresk, zbulohet identiteti i pronarit italian të fasonerisë

Nga ky shpërthim, është dëmtuar një makinë që ishte parkuar afër pallatit ku ndodhi shpërthimi, xhamat e objektit.

Ndërkohë, nga zhurma e fuqishme banorët janë alarmuar të gjithë duke dalë nga banesat e tyre. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.

Video/ Shpërthimi i tritolit në Fresk, pamje nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido, ndërsa nga shpërthim është dëmtuar vetëm dera e jashtme e hekurit dhe janë thyer disa xhama.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian Roberto Bingaido, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit