Presidenca e Kosovës ka reaguar për tensionet në veri përmes shefit të kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, i cili ka dënuar ngjarjet. Ai shkruan se strukturat kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzuar situatën në terren.
“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin” shkruan ai.
Serbia’s illegal and criminal structures in north Kosovo have received orders to escalate the situation on the ground.
“Peaceful” protesters who use hybrid and violent actions against law enforcement.
Violence won’t prevail. Serbia bears full responsibility for the escalation. pic.twitter.com/QS3AUiawqT
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 26, 2023
Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë.
Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.