-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca e Kosovës: Dora e Serbisë pas tensioneve në veri

Kryesoret

Presidenca e Kosovës ka reaguar për tensionet në veri përmes shefit të kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, i cili ka dënuar ngjarjet. Ai shkruan se strukturat kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzuar situatën në terren.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin” shkruan ai.

 

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë.

Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit