-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Kushtetuesja foli, të shkrihet bordi i natës

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i kërkon qeverisë që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të shkrijë Bordin e Karburanteve. Më tej, demokratja shkruan se vendimi Kushtetueses është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve, por për vonesën e shkrirjes akuzon qeverinë.

“Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!

Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi.

I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.

Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit