-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Kosovë, KFOR shkon në veri

Kryesoret

Pjesëtarë të KFOR’it kanë arritur në veri të vendit para pak minutash, për t’u informuar për situatën, raporton Express.

Në pamjet që ka dërguar gazetari i T7, Çlirimtar Morina, ata shihen duke biseduar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gazeta Express raportoi pak më herët se Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ndryshe, sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale. Megjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, më herët ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit