-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largime masive! Tani shqiptarët po zëvendësohen me robotë

Kryesoret

Japonia është ndër shtetet më të zhvilluara në botë, por edhe shteti me popullsinë më të vjetër dhe ky fakt po shkakton mungesë të fuqisë punëtore. Me gati një të tretën e popullsisë mbi 65 vjeç, gjetja e punëtorëve është kthyer në një sfidë në këtë shtet.

Por, në këtë vend, prej një kohe të gjatë, kompanitë i janë drejtuar teknologjisë si një zgjidhje, duke “punësuar” robotë në vend të punëtorëve.

E kjo ka filluar të praktikohet edhe mijëra kilometra larg këtij shteti të zhvilluar, në Kosovë. Tashmë bizneset e kompanitë që operojnë në Kosovë kanë filluar “punësimin” e robotëve.

Këtë fakt e ka pohuar vetë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, se shumë biznese prodhuese kanë qenë të detyruara që të blejnë pajisje të automatizuara, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.

Rafuna përmendi shembullin që një kompani e prodhimit të karrigeve ka blerë tre robotë për të zëvendësuar katër punëtorë.

“Shumica e bizneseve, për shkak të fuqisë punëtore, janë detyruar të riorganizohen. Kur them riorganizim, e kam fjalën se kanë qenë të detyruar të blejnë pajisje, të cilat janë të automatizuara, që të mos varen shumë nga fuqia punëtore”. Sipas tij, kjo ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së cilësisë së prodhimit.

“Kjo ka ardhur edhe si rezultat e rritjes së cilësisë së prodhimit, rritjes së standardit, por më shumë si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore. E vizitova një prodhues tonin të karrigeve.
Ai më tregoi se ka pasur katër punëtorë fizikë, që kanë lyer në mënyrë mekanike, ndërsa tani ka sjellë tre robotë që bëjnë ngjyrosjen e karrigeve”…lexo KETU shkrimin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit