-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit/ Modelja tregon se çfarë e bëri të dashurohej me një shqiptar

Kryesoret

Moderatorja Cindy Marina ka rrëfyer njohjen e saj me, Genar Topallin i cili është dhe djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Marinë në ‘Piter Pan’ tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur e se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

Cilat janë këto vlera?

Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj.

Si jeni njohur?

E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet,  përkundrazi tha se ai është  mbështetja e saj më e madhe.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit