-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’i del e keqja! Rama i fut një kunj Lelit në ditët e fundit në karrige

Kryesoret

Dy ishin problemet kryesore që Edi Rama ngriti në Vlorë gjatë takimit që mbajti sot me socialistët. Së pari ishte pastrimi i qytetit që edhe pak ditë do të drejtohet nga Dritan Leli, me të cilin Rama ka dy vite që i ka ndërprerë raportet.

Kreu i qeverisë i la një porosi të qartë kreut të ri që u zgjodh në 14 Maj, Ermal Dredha; pastrimi i qytetit. U kërkoi edhe deputetëve të qarkut t’i bashkohen pastrimit.

Ermali ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë, por jo vitin tjetër. Nga momenti i betimit, cdo ditë, cdo natë duhet të dalin të pastrojnë Vlorën. Bashkë me deputetët, se nuk kemi parlament në gusht.

Merrni një uniformë dhe punoni 8 orë në ndërmarrjen e pastrimit. Vlora duhet të larohet nga plehrat, nga kazanët në qytet që janë një turp dhe shëmti e madhe dhe që nuk justifikohen me asgjë. Nuk është Kina, një pëllëmbë vend është” tha ai.

Rama: Ju që nuk dolët që të votonit në 14 Maj jeni të mençur

Problemi i dytë që ngriti lidhej me Kadastrën. Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit  kanë qenë të shpeshta, ku më shumë se 12 drejtorë janë ndërruar, disa prej të cilëve kanë qenë ë detyrë më pak se një muaj.

Vetëm gjatë vitit 2020, në 11 muaj Kadastra e Vlorës ndërroi 9 drejtorë. Për Edi Ramën, ky është turpi më i madh i Partisë Socialiste. “Hipoteka e Vlorës është turpi i Partisë Socialiste. Mora një shembull, mund të marr edhe të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Mund të marr edhe shembull nga qeveria qendrore që na kanë turpëruar” tha Rama sot nga Vlora.

12 drejtorë në 4 vite! Rama: Hipoteka e Vlorës, turpi i PS-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit