-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Kinë

Kryesoret

Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao ishte në Shtetet e Bashkuara këtë javë, për takime me Sekretaren amerikane të Tregtisë, Gina Raimondo dhe Përfaqësuesen për Çështjet Tregtare, Katherine Tai.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, takimet u mbajën disa ditë pasi Presidenti Joe Biden sinjalizoi për një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe të rënduara nga problemet e tregtisë dhe të sigurisë, si dhe nga rrëzimi nga avionët amerikanë në muajin shkurt të një balone përgjimi kineze që përshkonte territorin e Shteteve të Bashkuara.

Një sinjal i qartë u dha nga Presidenti Joe Biden për marrëdhënien SHBA – Kinë.

“Një balonë që kishte pajisje përgjimi sa për të mbushur dy vagonë treni fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara; balonën e rrëzuam dhe gjithçka ndryshoi për sa i përket dialogut me njëri-tjetrin”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden iu referua kështu balonës përgjuese kineze që fluturoi mbi territorin amerikan në shkurt. Incidenti shkaktoi indinjatë tek të dyja palët politike në Shtetet e Bashkuara dhe anulmin e vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Pekin.

“Është shkelje e sovranitetit tonë. Është shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Sekretari Blinken.

Por, në një takim në Vjenë më herët këtë muaj me zyrtarin e lartë kinez për politikën e jashtme Wang Yi, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara synojnë ta lënë pas këtë incident.

Pas kësaj, u shënuan kontakte të nivelit të lartë, përfshirë një takim të enjten mes Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo dhe homologut kinez, Wang Wentao.

Zotit Wang u takua të premten edhe me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Katherine Tai./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit