Pas tensioneve që u regjistruan ditën e djeshme në veri të Kosovës mediat kosovare raportojnë se kanë marrë ankesa nga qytetarët ku shprehen se kanë hasur vështirësi gjatë kalimit nëpër Serbi.
Sipas mediave kosovare qytetarët për shkak të keqtrajtimeve nga pala serbe detyrohen të kthehen pas dhe të kalojnë në shtete tjera.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nëse kanë pranuar ndonjë ankesë dhe se janë në dijeni për rastet, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Të premten e 26 majit në veri të Kosovës pati tensione ku mbetën të lënduar 5 policë.
Autoritetet e sigurisë përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.