-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori turk: Dialogu është e vetmja rrugë për stabilitet

Kryesoret

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili ka reaguar pas tensioneve në Veri të Kosovës është shprehur se dialogu është e vetmja rrugë për të pasur stabilitet të qëndrueshëm në vend.

Ai tha se e mbështesin procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne besojmë se stabiliteti është shumë shumë i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin, dhe për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm, ne besojmë se e vetmja rrugë është dialogu, kështu që ne mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ne gjithashtu mbështesim të gjitha çështjet dhe problemet që duhet të zgjidhen me mjete paqësore”, tha ai.

Nga tensionet e djeshme në veri të Kosovës u lënduan 5 policë dhe u dëmtuan 4 makina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit