-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e goditi Zhaklina? Efi i sqaron të gjitha

Kryesoret

Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklin Lekatari që ndodhi në prapaskenat e Big Brother VIP. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se sherri mes tyre nisi nga mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit.

Efi tregoi se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur dikur, ajo ndoshta do kishte reaguar në mënyrë të gabuar. Megjithatë, incidenti i shërbeu për të konfirmuar se ajo ka ndryshuar për mirë, duke u bërë një person më i qetë seç ka qenë më parë.

Erjona Rusi: Po me Zhaklinën. Në puntatat e fundit ka pasur shumë tension mes jush.

Efi: Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë sepse nëse dikush do të dilte më përpara para meje, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar.

Tek pjesa që unë do të bëja atë veprimin tjetër. Por harroi që unë e përcaktova se bëhej fjalë për më përpara, me atë lloj natyre që unë kisha.

Erjona Rusi: Kaq shumë të inatosi? Nëse mund të të pyes, të ofendoi që të inatosi kaq shumë?

Efi: Më erdhi shumë afër…

Erjona Rusi: Po nënkupton që t’u hakërrye, të kërcënoi në një farë mënyre?

Efi: Jo, thjesht reagimi i saj, sepse duket që është një njeri impulsiv që flet me duar dhe me veprime, ishte më i afërt me mua seç duhej. …

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit