Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes së 26 majit ku i riu shqiptar Kevin Murataj u përplas për vdekje nga një makinë.
Murataj po festonte mbrëmjen e maturës kur rreth orës 23:30 të së premtes së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po largohej nga piceria “Stadio” në Lignano Sabbiadoro, për t’u nisur drejt disko Charlie dhe për të vazhduar festën.
Teksa ai kalonte rrugën u godit për vdekje nga një makinë. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku më pas i riu ka ndërruar jetë në spital duke mos i shpëruar plagëve të marra nga përplasja.